Arrestohet një person me 2 kg heroinë në Han të Elezit, tentoi të futej në Maqedoni

schedule23:52 - 25 Janar, 2022

schedule 23:52 - 25 Janar, 2022

Një person është arrestuar pasditen e sotme në Han të Elezit nga policia e Kosovës pasi po tentonte të kalonte kufirin drejt Maqedonisë së Veriut me 2 kg heroinë me vete.

Ai është ndaluar në orën 18:45 nga policia kufitare e Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër paketime të mbështjella me rreth dy kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit heroin)”, njofton policia.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj. /abcnews.al