Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Me pranga në duar, pamje nga arrestimi i “Vis Korçarit” në Ksamil

schedule10:04 - 21 Qershor, 2026

schedule 10:04 - 21 Qershor, 2026

34-vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas një aksioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.

Mësohet se efektivë nga Tirana ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë pikasur ditën e djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë të sektorit të krimeve të Sarandës.

Sapo ka pikasur forcat e policisë, Çaushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet.



Menjëherë ka nisur ndjekja dhe nga Saranda janë nisur dhe forca të FNSH. Pas 30 minutash, Çaushllari është pikasur nga agjentë të krimeve të Sarandës pranë një biznesi privat në aksin Ksamil – Butrint. Atij i është sekuestruar edhe automjeti, i cili rezulton në emër të të vëllait.

Policia e Sarandës thotë se ai kërkohej nga Gjykata e Posaçme, pasi Apeli e ka dënuar me katër vjet burg.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndërsa atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.”, njoftoi Policia.

Çaushllari njihet si person i përfshirë në përplasjen e bandave të Elbasanit dhe ka precedentë të rëndë penalë. Ai është arrestuar në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, por u lirua një vit më pas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!