Arrestohet i shpalluri në kërkim për dorgë në Shkodër

schedule14:58 - 31 Gusht, 2021

schedule 14:58 - 31 Gusht, 2021

Shkodër- Një person i shpallur në kërkim për kultivim droge është arrestuar nga policia e Shkodrës.

I arrestuari është E. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

E. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /abcnews.al/