Arrestohet anëtari i Ndraghetës, një nga 100 njerëzit më të rrezikshëm në Itali

schedule15:15 - 29 Janar, 2021

schedule 15:15 - 29 Janar, 2021

Policia italiane ka arrestuar Domenico Cracolici, i konsideruar si një nga 100 personat më të rrezikshëm në Itali dhe pjesë e grupit mafioz të Ndraghetës.

Meiat italiane raportojnë se 38-vjeçari është arrestuar mbrëmë. Ai u kap në një vilë të izoluar në Maida.

38-vjeçari i kishte shpëtuar kapjes më 19 dhjetor 2019 në operacionin ” Rinascita-Scott “, një hetim në të cilin ai akuzohet për organizatë mafioze. Emri i tij ishte në listën e100 personave më të rrezikshëm, që janë në kërkim.

 

Domenico ishte në kërkim, ndërsa mbrëmë u kap në gjumë dhe nuk arriti të bëjë rezistencë. Teksa ishte në arrati, Cracolici shmangu një urdhër paraburgimi si pjesë e operacionit Imponimento, të kryer nga Gico della Gyuardia di Finanza, në 21 korrik të vitit 2020.

Domenico Cracolici, djali i shefit të ndjerë Raffaele Cracolici, i vrarë në Maj 2004 në Pizzo, u dërgua në burgun Vibo Valentia.

Domenico Cracolici, 38 vjeç, nga Maierato, së bashku me  kushëririn e tij Francesco Cracolici, djali i Alfredo Cracolici, i vrarë më 9 shkurt 2002, ishin përgjegjës për administrimin e marrëdhënieve dhe ekuilibrave me grupet e tjera ‘Ndrangheta’ në zonë. g.v/abcnews.al