Arrestohet 47 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

schedule09:32 - 23 Qershor, 2018

schedule 09:32 - 23 Qershor, 2018

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47 vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Marko Hidri, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

47-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al