Arrestohen 6 persona në Fier, policia jep detajet

schedule10:45 - 12 Nëntor, 2020

schedule 10:45 - 12 Nëntor, 2020

Gjashtë persona janë arrestuar së fundmi nga policia në Fier. Burime nga policia bëjnë të ditur se katër prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe dy për dhunë në familje.

“Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, katër prej tyre për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe dy për dhunë në familje.   

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt duke u bërë burim aksidenti, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. K., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

-M. A., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

-A. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.

-K. B., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i pa pajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. P., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen M. S., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.