Policia e Durrësit ka zbardhur të plotë ngjarjen e grabitjes në Shkallnur. Në atë ngjarje, një çifti të moshuarish jo vetëm iu morën paratë, por u dhunuan keq.
Ky që shikoni në foto është njëri nga grabitësit e dhunshëm të çiftit të moshuar në Shkallnur të Durrësit.
Policia e Korçës e arrestoi gjatë natës për llogari të Policisë së Durrësit.
Ai është Erind Seferkolli, 30 vjeç nga Devolli.
Policia e Durrësit tashmë ka në qeli të katër autorët e kësaj ngjarjeje. Ata janë Niko Papajorgji 35 vjeç, Marsel Papajorgji 30 vjeç, Julian Qamili 43 vjeç, të tre nga Durrësi, si dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.
Niko dhe Marsel Papajorgji, vëllezër me njëri-tjetrin, në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje. Kurse në banesë u futën nga dritarja Julian Qamili dhe Erind Seferkolli. Fillimisht ata dhunuan e lidhen me litar çiftin. Me pas gjetën dhe vodhën 160 000 lekë të reja.
Ngjarja ndodhi para disa ditëve dhe kryefamiljari ndodhet ende në spital me plagë të rënda ne kokë e në trup, kurse bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al
https://youtu.be/_V6DGORcTjY