Arrestimi “sekret” i Nezar Seitit në Vlorë

schedule16:21 - 1 Nëntor, 2017

schedule 16:21 - 1 Nëntor, 2017

Prokuroria e Katanjës ka shmangur policinë shqiptare dhe Ministrinë tonë të Drejtësisë për arrestimin e Nezar Seitit. Prokurorët italianë sollën dorazi në Shqipëri materialet për Seitin dhe u kërkuan homologëve shqiptarë ndalimin e tij.

Frika e dekonspirimit nga autoritetet policore shqiptare të operacionit për prangosjen e Nezar Seitit si anëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, solli në Shqipëri vetë oficerët e policisë gjyqësore të Katanias për të dorëzuar urdhër-ndalimet ditën e arrestimit të tij në Vlorë.
Edhe në komunikatën e bërë publike nga organi i akuzës së Katanias, thuhet zyrtarisht se, matarialet hetimore në ngarkim të 11 shtetasve të implikuar në Itali në rrjetin e narkotrafikut, u dorëzuan në prokurorinë e përgjithshme. Kjo shmangie e policisë, për arrestimin e Nezar Seitit, lidhet me frikën e rrjedhjes së informacioneve të klasifikuara nga zyrat e Interpolit shqiptar. Ky është rasti i dytë që policia shmanget në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke mos u njoftuar për arrestimin e persoanve të konsideruar të rrezikshem nga vendet anëtare të BE-së. E njëjta mënyrë u përdor edhe me dosjen sekrete të mbërritur nga Belgjika për Mark Frrokun. Oficerët belgë nuk njoftuan policinë e shtetit, ose nuk dërguan letë-porosi ne Ministrinë e Drejtësisë siç procedohet në shumicën e rasteve të personave me rekorde kriminale, por i dërguan ato dorazi në Prokurorinë e Përgjitshme. Për 40-vjeçarin Seiti dhe për pjesën tjetër të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, materialet në vendin tonë kanë mbërritur me dy “CD”, brenda të cilave ndodheshin rreth 1800 faqe mariale nga hetimi çështjes. Seiti konsiderohet nga Prokuroria e Katanias si personi i cili kujdesej për financat e anëtareve të bandës. Të marten janë paraqitur në Gjykatën e Katanis për rivlerësim të masës së sigurisë pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, që u vunë në pranga në mes të muajit tetor. Ende nuk ka një vendim të trupit gjykues në Katania, nëse do të lërë fuqi arrestin me burg për të akuzuarit për trafik ndërkonbëtar droge apo do të caktojë një masë më të lehtë.

 

https://youtu.be/Mw8NXrizADM