Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arrestimi i Hysenit, e jashtëzakonshme. Shqiptarët nuk kanë siguri”, Mërtiri: GJKKO, institucioni më serioz… përtej rezervave

schedule20:19 - 28 Shtator, 2026

schedule 20:19 - 28 Shtator, 2026

Analisti Ergys Mërtiri e ka cilësuar të jashtëzakonshme ngjarjen e arrestimit të shefit të sigurisë Vlora Hyseni, duke theksuar se një rast i tillë lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

Sipas tij, institucionet duhet të kishin ndërhyrë që në fillim për ta marrë situatën nën kontroll. Mërtiri tha se kjo mund të ishte bërë edhe përmes delegimit, një mbledhjeje paraprake apo duke përsëritur një mbledhje të mëparshme.

Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si është menaxhuar situata, duke thënë se hezitimi për ta marrë seriozisht mund të tregojë se gjërat ishin të ditura më herët dhe ishin trajtuar me qetësi.



 “Një ngjarje e tillë është e jashtëzakonshme, ka të bëjë me sigurinë dhe kur arrestohet shefi i sigurisë, shteti duhet të jetë në alarm, për t’i marrë gjërat në kontroll do të duhet të ishte bërë që në fillim.

Mund të ishte bërë me delegim, një mbledhje paraprake apo mund të ishte ribërë, ky hezitimi për ta marrë seriozisht situatën tregon që këtu gjërat janë ditur që më parë dhe e kanë marrë qetësisht. Sot shqiptarët janë më të pasigurt sepse nuk e dinë nëse institucionet janë apo s’janë funksionale.

 Në këtë zallamahi kujt t’i besojmë, apo gjykatës që deri tani ka treguar integritet duke goditur njerëz të pagoditur apo duke burgosur një kuadër shumë të lartë, njerëz të afërt të Ramës apo Berishën apo Metën. Sado mund të kemi rezerva për njerëz të gjykatës, GJKKO është institucioni më serioz.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!