Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i dhunshëm i zyrtarëve të PSD-së, shpjegohet qeveria e Kosovës

schedule22:51 - 16 Korrik, 2021

schedule 22:51 - 16 Korrik, 2021

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës. Në reagimin e Qeverisë shprehen të shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së.

“Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë



Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë.

Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!