Arrestimi i Bartomeut, Laporta: Lajm tronditës, prish imazhin e klubit

schedule16:13 - 1 Mars, 2021

schedule 16:13 - 1 Mars, 2021

Barcelona sot u zgjua me lajmin tronditës të arrestimit të ish-presidentit Bartomeu dhe vartësve të tij për një sërë akuzash, mes tyre edhe prishjen e imazhit të lojtarëve. Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar ish-presidenti dhe kandidati në zgjedhje, Joan Laporta.

“Nuk është një lajm i mirë dhe as i këndshëm për Barcelonën sepse ky person ka qenë president i klubit. Megjithëse ai nuk e menaxhoi mirë klubin, ky nuk është lajm i mirë për askënd.

E vërteta është se ky lajm ishte tronditës, sigurisht. Ne respektojmë veprimet e policisë gjyqësore dhe na vjen keq që kanë ndodhur këto ngjarje, që dëmtojnë shumë reputacionin e klubit tonë”, u shpreh Laporta. /abcnews.al