Arratisja e të burgosurit në Shënkoll/ Softa: Niveli i sigurisë në burgje, i ulët. Mund të jetë ndihmuar nga dikush

schedule13:23 - 4 Shkurt, 2025

schedule 13:23 - 4 Shkurt, 2025

I burgosuri Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje, u arratis mëngjesin e kësaj të marte nga i Shënkollit në Lezhë. Policia ka ofruar 10 mijë euro dëmshpërblim për këdo që jep informacion që do të çojë në kapjen e tij, pasi është një person që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një lidhje live për “Newsline” tha se ngjarja tregon se niveli i sigurisë në burgjeve është i ulët.

Sipas tij, arratisja e të dënuarit është një mungesë vëmendjeje, ndërsa shtoi se duhet të ngrihet një grup ekspertimi për të kuptuar nëse është ndihmuar nga dikush.

“Shkalla e pasigurisë në burgje është evidente. Personi mund të bëjë çdo lloj veprimi ndaj çdo personi që mund të mendojë se mund ta godasë apo shkaktojë dëm. 10 mijë euro është masë shpërblyese për të kërkuar qytetarëve ndihmë por edhe dobësi e këtij sistemi të elementit të sigurisë. Duhet parë kamerat për të parë momentet e arratisjes, për të parë nëse kullat kanë qenë pa punonjës që do ta rëndonte akoma më shumë situatën.”, u shpreh Softa.

Duke folur për masat që duhen ndërmarrë, ai tha se burgjet duhet të jenë të paktën 20 km larg nga zonat e banuara.

“Një pjesë e burgjeve janë në zona të banuara dhe ata që kanë element të lartë sigurie duhet të jenë të larguara në një distancë. Personat që mund të arratisen mund të depërtojnë te banorët. Mund të përdoren drone për arratisjen e këtyre personave nga banesat afër. Pasiguria nëpër burgje kërcënon sigurinë kombëtare.”, shtoi Softa.

Ai shtoi se duhet të vendosen sistem me mure elektronike.

“Ndoshta është koha të vendosim sisteme që quhen mure elektronike. Kur i vendosim ka pamundësi. Muret nuk të lejojnë që të ketë arratisje. Nëse mungon sistemi antidron dhe sisteme të kësaj natyre vijmë te ana njerëzore që themi nuk funksionon kamerat, ka bashkëpunim nga brenda, krijohen kushte për të fortë si rasti i Peqinit, demonstrim i dobësisë të një burgu të një niveli të lartë. Më pas bëhet analiza nëse ka pasur bashkëpunim nga brenda.“, shtoi eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!