Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Armëpushim 3-ditor në këmbim të 50 pengjeve”, vazhdojnë ende diskutimet në Doha

schedule15:01 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:01 - 15 Nëntor, 2023

Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuara nga Katari, për një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës vazhdojnë. Sipas raporteve, marrëveshja që po diskutohet aktualisht përfshin lirimin e rreth 50 shtetasve izraelitë në këmbim të një armëpushimi tre-ditor.

Sipas një zyrtari të njohur me negociatat i cili foli për Reuters, palët izraelite dhe palestineze po diskutojnë në Doaha mundësinë që Izraeli të lirojë disa grad he fëmijë që po mbahen në burgjet izraelite, si dhe rritjen e ndihmes humanitare në Rripin e Gazës.

Sipas raportit, Hamasi ka rënë dakord me kushtet në përgjithësi, ndërsa Izraeli ende po shqyrton disa detaje.



Në bisedime merr pjesë edhe SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!