Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y. A., në Patos, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike dhe fishekë.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar 64-vjeçarin Y. A., i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

