Eric Wendt, gjenerali me tri yje i ushtrisë amerikane i nominuar nga Trump për rolin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, u përball këtë të mërkurë me pyetjet e Komitetit të Jashtëm të Senatit Amerikan mbi prioritetet e tij lidhur me këtë detyrë.
Ish ambasadori Roland Bimo tha se ardhja e ambasadorit amerikan vjen në një moment të ndjeshëm global, ku luftërave ekzistuese mund t’u shtohen edhe tensione rajonale. Sipas tij, sfida kryesore mbetet pozicionimi i Shqipërisë mes Evropës dhe SHBA-së, në një kohë kur politika amerikane ndaj BE-së po shfaq qasje të reja.
Bimo theksoi gjithashtu se çështja e integrimit dhe raporti me opozitën shqiptare do të jenë prova konkrete për diplomacinë dhe politikën shqiptare.
“Një pjesë e mirë e botës është në luftë, ardhja e ambasadorit amerikan është në një kohë ku kontradiktave të luftës mund t’i shtohen edhe tensione rajonale. Problem më i madh që ai do të ndeshet është pozicionimi i Shqipërisë me Evropën dhe SHBA-në. Politika e SHBA-së në raport me Shqipërinë ka qenë mbështetje themelore esenciale. Tani që SHBA ka një qasje tjetër ndaj BE-së, mbetet për t’u parë. Esenciale politike është çështja e integrimit, përveç retorikës së favorshme që përdori, do t’i duhet ta kthejë.
Momenti kur kryetari i opozitës është non grata, një pjesë e mirë e popullit shqiptar, që besoja se do vendosnin të bashkoheshin me SHBA-në dhe ta izolonin liderin, përkundrazi u rreshtuan krah Berishës. Çfarë udhëzimesh do të ketë zotëria më konkrete dhe me çfarë predispozicioni do të vijë ai.”


