Ardhja e Thiagos “tremb” Wijnaldum, Klopp i jep siguri holandezit

schedule21:27 - 18 Shtator, 2020

schedule 21:27 - 18 Shtator, 2020

Tashmë është zyrtare. Thiago Alcantara është lojtari më i ri i Liverpool. Ish-mesfushori i Bayern Munchen është prezantuar vetëm pak çaste më parë nga klubi anglez dhe pritet që ai të zgjedhë fanellën me numrin gjashtë.

Gjatë merkatos është folur shpesh se nëse spanjolli transferohet tek “The Reds”, atëherë një lojtar duhet të largohet. Bëhet fjalë për Georgiou Wijnaldum, i cili është përfolur për një kalim tek Barcelona.

“Ardhja e Thiagos edhe pse nuk është ende zyrtare, nuk do ndikojë aspak në të ardhmen e lojtarëve të tjerë,” ishin fjalët e Jurgen Klopp përpara zyrtarizimit të marrëveshjes së mesfushorit. Holandezi i Liverpool ka disa kohë që lidhet me një kalim në skuadrën katalanase, sidomos pas ardhjes në stol të Ronald Koeman. /abcnews.al