Arbitri fal grushtin/ Gjyqtari Lang në Holandë nuk denoncon agresorin

schedule13:39 - 17 Maj, 2025

schedule 13:39 - 17 Maj, 2025

Një lloj morali i krishterë. Kështu mund të cilësohet sjellja e arbitrit holandez të futbollit, Xhefri Lang, pasi u godit në fushën e lojës.

Gjyqtari, që po ndante drejtësinë në një ndeshje të futbollit të fëmijëve të klubit Aleksandria 66, pati një debat me trajnerin e njërës prej skuadrave, I cili madje e goditi fort me grusht.

Skena ishte tepër e dhunshme, gjithçka ndodhi papritur, por arbitri Lang vendosi të mos e bënte të madhe.

Siç raporton e përditshmja holandeze, “De Telegraf”, ai nuk e denoncoi agresorin në polici, ndonëse forcat e rendit mbërritën në fushën e lojës.

Siç I tregoi gazetës, Lang I dha trajnerit dhunues 24 orë për t’i telefonuar e për t’i kërkuar falje.

Kështu edhe ndodhi, dhe tekniku I kërkoi një mijë herë falje për veprimin e kryer.

Lang deklaroi se nuk u shqetësua për veten, por për fëmijët që ishin nga 8 vjeç, dhe që kishin me vete dhe prindërit, ndërsa dita e tyre sportive u shkatërrua.

Arbitri në fjalë është babai I sulmuesit Noa Lang që luan për PSV Ajndhovenin, dhe që ka shënuar 14 gola e shërbyer 12 asiste këtë sezon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!