Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qaton dhe 9 të pandehur të tjerë

schedule16:33 - 20 Maj, 2026

schedule 16:33 - 20 Maj, 2026

Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Miranda Shkurtin, Nikollaq Mihalin, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir  Hoxhaj, Arjana Hasani. Këta të fundit morën pafajësi nga shkalla e parë, teksa i njëjti vendim u la në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO.

Shkalla e dytë prishi vendimin e GJKKO për ish drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato dhe për shtetasit e tjerë, Simon Prendi, Elona Gogo dhe Erdit Salillari duke i shpallur edhe ata të pafajshëm për shkelje të barazisë në tendera.

I gjithë grupi u hetua për pabarëzi në tenderin për ndërtimin e tunelit në rrugën “Kardhiq-Delvinë”.Sonila Qato u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe një prej kompanive private që ishte në garë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!