Apeli i GJKKO refuzon rekursin e Lefter Kokës, nuk heq sekuestron e kantinës së verës

schedule09:17 - 11 Maj, 2022

schedule 09:17 - 11 Maj, 2022

Apeli i GJKKO refuzon rekursin e ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka për heqjen e sekuestros nga 4 prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, thuhet në njoftim.

Përveç betejës penale, gazetari i Abc Ermal Vija raporton se ish-Ministri Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, vijon në gjykata betejën për pasurinë. Me anë të rekursit të firmosur nga vetë Koka, ai i kërkon Gjykatës së Lartë të lirojë nga sekuestro kantinën në Rashbull të Durrësit, ku rezulton pronar me 88% të aksioneve.

Ky biznes u vu në sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit dhe dy shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës. Ndërkohë pas hetimeve për rastin e Fierit, ish-ministrit iu vunë në sekuestro 4 prona, si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

/abcnews.al