Anulohen mbi 2 mijë fluturime në SHBA për shkak të motit të keq

schedule08:47 - 29 Janar, 2022

schedule 08:47 - 29 Janar, 2022

Qindra fluturime janë anuluar nga kompanitë amerikane,  për shkak të motit të keq që ka goditur vendin. Sipas metereologëve, shtetet verilindore pritet të goditet nga stuhi të shoqëruara me erëra të forta dhe rrreshje të dendura bore.

American Airlines vlerëson se vala e motit të keq do të ketë një ndikim “të rëndësishëm” në fluturimet e saj në pjesën verilindore të vendit dhe veçanërisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Boston Logan.

Aeroporti në Teksas deri më tani ka anuluar 50 fluturime. Jet Blue me bazë në Nju Jork njoftoi anulimin e rreth 500 fluturimeve deri të dielën. United Airlines anuloi 10% të fluturimeve të planifikuara të shtunën. Ndërsa Delta Airlines tha se pret që moti i keq të ndikojë në fluturimet e saj gjatë fundjavës.

Në total, më shumë se 2200 fluturime janë anuluar të shtunën, sipas FlightAware. Moti i keq ka rritur sfidat me të cilat po përballet industria e aviacionit, e cila po përpiqet të rikuperohet nga trazirat e shkaktuara nga varianti Omicron.

Southwest Airlines raporton rreth 5000 punonjës(ose 10% e fuqisë punëtore) u infektua me virus gjatë 3 javëve të para të janarit.  Kompania ka anuluar më shumë se 5600 fluturime këtë muaj, e cila vlerësohet në një humbje prej 50 milionë dollarësh në të ardhura.

/abcnews.al