Antuan Grizman pritet të zyrtarizohet si futbollist i Barcelonës

schedule23:45 - 2 Korrik, 2019

schedule 23:45 - 2 Korrik, 2019

Sulmuesi francez Antuan Grizman pritet të zyrtarizohet si futbollist i Barcelonës javën e ardhshme. Katalanasit do të paguajnë 120 mln euro për kartonin e 28 vjeçarit.

Sipas së përditshmes franceze L’equipe nuk ka më dilemma rreth transferimit të Antuan Grizman te skuadra e Barcelonës. Sulmuesi francez do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i kampiones në fuqi të Spanjës javën e ardhshme. Klazuola e kampionit të botës me francezët zbriti në datën 1 korrik nga 200 mln euro në 120 mln euro, shifër e përballueshme për skuadren katalanase. Skuadra e Paris Saint Germain ishte gati t’i ofronte një pagë më të mirë vjetore se skuadra e Barcelonës, por vullneti i Grizman është për të qëndruar në Spanjë madje ka pranuar një ulje page me 6 mln euro në sezon. Nga 23 mln që fiton tek Atletiko në 17 mln si dhe do të firmosë për 5 sezonet e ardhshme. Kalimi i Antuan Grizman te Barcelona ul mundësinë e rikthimit të Neymar te katalanasit. Kjo pasi spanjollët rrezikojnë të shkelin rregullat e Fair Play Financiar duke llogaritur që për rikthimin e brazilianit duhen paguar mbi 250 mln euro. Gjithsesi rol të madh do të luajë edhe vullneti i vetë futbollistit i cili ka pranuar publikisht dëshirën për të zbritur sërish në mitikun Kamp Nou. /ABC News Albania 24/7