Anëtarët e maxhorancës u larguan, mbyllet mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin

schedule12:05 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:05 - 22 Tetor, 2021

Mbledhja e Komisisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u mbyll. Anëtarët e maxhorancës braktisën mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votimin e rregullores.

Për pasojë, kryetari Enkelejd Alibeaj u detyrua të mbyllë për të mos vazhduar më tej me votimin, pasi nuk mbushej kuorumi.

Lexo edhe: “25 prilli”, Salianji-mazhorancës: Keni frikë të përballeni me provat; Vasili: Doni të zvarrisni hetimin

Sakaq, mbledhja e radhës do të jetë më 27 tetor. “E vetmja gjë që mund të bëjmë është të caktojmë datën e mbledhjes së radhës. Propozoj që data e mbledhjes së ardhme të jetë në datë 27 tetor, ditë e mërkurë ora 11:00 paradite në këtë sallë,” tha Alibeaj.

Kujtojmë se Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u ngrit me kërkesë të opozitës dhe drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Komisioni ka afat 3 muaj për të bërë hetime për atë që opozita e cilëson si masakër zgjedhore. g.v/abcnews.al