“25 prilli”, Salianji-mazhorancës: Keni frikë të përballeni me provat; Vasili: Doni të zvarrisni hetimin

schedule11:53 - 22 Tetor, 2021

schedule 11:53 - 22 Tetor, 2021

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit po zhvillohet me debate, për shkak të mosdakordësive mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës. PS kërkon miratimin e rregullores në parim, ndërsa PD kërkon që fillimisht të diskutohet dhe më pas të votohet.

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se mazhoranca ka frikë nga provat dhe për këtë arsye tenton të zvarrisë procesin. Në të njëjtën linjë me të u shpreh edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Lexo edhe: Debate në komisionin për 25 prillin, Gjylameti-opozitës: Hallin që keni nuk ua zgjidhim dot

Ervin Salianji: Si kryetar duhet të mabni paanshmëri. Zv kryetari ëhstë drejtuar katër herë. Nuk jeni bari këtu, as mësues i popullit. Ne jemi këtu se partinë tuaj i ke i vendosur në akuzë. Nuk mund të ketë dakordësi mes atij që vjedh dhe atij që është i vjedhur. Hetimi të jetë i plotë dhe i pacënueshëm. Nga ana juaj po tregohet frika për tu përballur me provat që do të vinë nga hetimi., gjithë sorollatja me diskutim3 gjasme parimore shtë që të mos arrijmë të nisim hetimin. Shqiptarët presin të nisë hetimi dhe të mos merremi me elementë proceduriale. Vini rrotoll vetëm që të fitoni kohë., hetimin nuk e ndaloni dot.

Petrit Vasili: Këtu ka disa pretendime në disa raste të cilit unë i refuzoj. Vinë nga dy standarde, janë qesharake në mënyrën si kërkohen. Dhe duhet evituar. Këtu nuk është çerdhe fëmijësh. U duhet njohur merita për të zvarritur janë kanë arritur shumë mirë. Për çështjen e diskutimit në parim, ky është absurditet të votojmë njëherë dhe më pas të diskutojmë. Patjetër që mund ta kishim ezauruar këtë çështje edhe në seancën që shkoi, por është e qartë që s’ka vullnet. Ndonjëherë njeriu kur ka dëshpërim s’di dhe ç’bën. Bëhet edhe qesharak. g.v/abcnews.al