Andrea Bocelli zbulon se ishte infektuar me Covid-19, tenori dhuron plazmën e gjakut

schedule14:47 - 26 Maj, 2020

schedule 14:47 - 26 Maj, 2020

Tenori i famshëm Andrea Bocelli deklaroi publikisht se është infektuar me koronavirus. Bocelli tha se zbuloi se ishte i infektuar pas kryerjes së testit me 10 Mars, por kishte patur simptoma të buta.

Duke folur për gazetarët nga Spitali Cisanello në Pisa, ku dhuroi plazmën e gjakut për qëllime studimi në ndihmë të të prekurve nga Covid-19, tha se gjithashtu edhe gruaja e dy fëmijët e tij kishin patur COVID-19.

Gjatë karantinës, tenori italian zhvilloi një koncert të jashtëzakonshëm në prag të Pashkëve të titulluar “Muzikë për shpresën”. Bocelli performoi si kurrë më parë në ambientet e boshatisura të katedrales së Duomos, por për qindra mijëra vetë që e ndoqën online./abcnews.al