Ancelotti: Sot kishte rëndësi vetëm fitorja, të përmirësohemi në mbrojtje

schedule18:42 - 22 Nëntor, 2020

schedule 18:42 - 22 Nëntor, 2020

Everton i dha fund ecurisë prej tre humbjeve radhazi. Ekipi i Carlo Ancelottit fitoi 2-3 në fushën e Fulham dhe është ngjitur në vend të gjashtë në kampionat me 16 pikë, katër më pak se kryesuesit e Tottenham.

Dominic Calvert-Lewin realizoi një dygolësh (kryeson renditjen e golashënuesve me 10 gola). Rrugën e rrjetës e gjeti edhe francezi Doucoure për miqtë, teksa trajneri Ancelotti i gëzohet rikthimit te fitorja të ekipit të tij.

Gjëja më e rëndësishme ishte rikthimi te tre pikët. Na ranë energjitë në pjesën e dytë dhe lojtarët u lodhën. Bëra disa ndërrime për të freskuar skuadrën, por humbëm cilësi dhe u detyruam të mbrojmë avantazhin.

Në fund ia dolëm dhe gjithçka shkoi mirë. Më pëlqeu shumë Alex Iwobi, luajti shumë mirë dhe jam i kënaqur me të. Gjithsesi, të gjithë djemtë luajtën një ndeshje pozitive. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, do të punojmë që të jemi më kompaktë në këtë repart“, përfundoi Ancelotti. /abcnews.al