Ancelotti s’heq dorë nga fiksimi i tij, ka një plan për ta marrë tek Evertoni

schedule21:58 - 2 Prill, 2020

schedule 21:58 - 2 Prill, 2020

Futbolli është pushim, përveçse në Bjellorusi. Ndeshjet janë pezulluar, por merkato nuk ndalon kurrë. Drejtues, trajnerë dhe agjentë vijojnë të negociojnë, hartojnë plane dhe bëjnë oferta. Carlo Ancelotti dhe Evertoni i tij kanë shumë ambicie.

Trajneri po tenton të përforcojë skuadrën dhe i është rikthyer fiksimit të verës së kaluar. Flasim për James Rodriguez, të cilin e donte te Napoli dhe e kërkoi gjatë gjithë merkatos së verës. Akordi nuk u arrit dhe fantazisti kolumbian qëndroi te Real Madrid. Ancelotti nuk dorëzohet dhe tani dëshiron të ketë tek Everton.

Italiani ka përgatitur një ofertë prej 30 milion eurosh për “Los Blancos” dhe ka programuar një videokonferencë me lojtarin për t’i paraqitur projektin e klubit nga Liverpuli. 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane dhe tani pritet përgjigja e Realit në lidhje me propozimin e ish-trajnerit. /abcnews.al