Ancelotti: Nisje fantastike, të mos ndalemi. Ja çfarë më pëlqeu sot

schedule23:58 - 26 Shtator, 2020

schedule 23:58 - 26 Shtator, 2020

Tre fitore në tre javët e para dhe kreu i renditjes për Evertonin e Carlo Ancelottit. Ekipi nga Liverpuli fitoi 1-2 jashte fushe me Crystal Palace, falë golave të sulmuesve Calvert-Lewin dhe Richarlison në pjesën e parë.

Trajneri Ancelotti shfaqet i lumtur në konferencën për shtypin, analizon sfidën e fituar, vlerëson sakrificën e djemve të tij në fazën mbrojtëse dhe ka një këshillë në fund për ta.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë, ishim në gjendje të luanim ashtu siç dëshironim. 45 minutat e dyta ishin më të vështira. Crystal Palace luajti një futboll të bukur dhe na ushtroi shumë presion.

Golat e CRYSTAL PALACE-EVERTON

Nuk ia dolëm të qarkullonim topin ashtu siç e kishim planifikuar, por u paraqitëm shumë mirë në fazën mbrojtëse. Kemi zhvilluar një punë të madhe dhe vlerësoj shumë djemtë për aspektin defensiv.

Lojtarët e rinj janë përshtatur për mrekulli, nisja e sezonit ka qenë fantastike, por duhet të mendojmë vetëm për takimin e radhës. Duhet të mos e humbasim përqendrimin, vetëm kështu do të përmirësohemi”, deklaron trajneri i njohur italian. /abcnews.al