Analistja Serbeze Haxhiaj: Kosova ka sistem gjysëm të rrënuar shëndetësor

schedule20:35 - 15 Prill, 2020

schedule 20:35 - 15 Prill, 2020

Serbeze Haxhiaj, gazetare dhe analiste në Prishtinë, thekson se sistemi shëndetësor në Kosovë kishte shumë pak burime për tu përballur me një pandemi si kjo. Haxhiaj nënvizoi se problem tjetër ishte kombinimi i krizës politike me pandeminë.

“Në realitet Kosova ka një sistem gjysëm të rrënuar shëndetësor dhe në fillim të pandemisë u pa sesa pak resurse ka për tu përballur me pandeminë. Kishte numër aq të vogël të respiratorëve dhe pajisjeve të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, në përgjithësi, qysh në fillim të shfaqjes së pandemisë, u mbështet në donacione të vendeve të tjera.”