Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ambulanca aksidenton të moshuarin në Korçë, arrestohet shoferi i dehur

schedule09:27 - 12 Shtator, 2026

schedule 09:27 - 12 Shtator, 2026

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.
Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i ambulancës, me inicialet Ilia Qirjo, rreth 44 vjeç, ka rezultuar nën efektin e alkoolit.
Policia ka bërë arrestimin e tij për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!