Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori i SHBA merr detyrën/ Eric Wendt, në Pallatin e Brigadave, pritet nga Kreu i Shtetit

schedule11:16 - 26 Shtator, 2026

schedule 11:16 - 26 Shtator, 2026

Mbërrin në Pallatin e Brigadave Eric Wendt, ku pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Wendt është pritur nga Presidenti Begaj.

Të hënën, takimet e Wendt fillojnë nga ministria e jashtme, ndërsa më datën 2 tetor është parashikuar në Tiranë një ceremoni prezantimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt.

Eric Wendt mbërriti ditën e djeshme në Tiranë. Ai u prit në aeroportin Nënë Tereza nga protokolli i shtetit dhe një përfaqësi e ambasadës amerikane.

Menjëherë pas mbërritjes, ai ka vizituar ambasadën e SHBA në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!