Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja “Hyseni”/ Rada: SPAK tentoi t’i bëjë kurth, dha masën e arrestit kur ajo ndodhej jashtë vendit

schedule09:23 - 26 Shtator, 2026

schedule 09:23 - 26 Shtator, 2026

Gazetari Ardit Rada thotë se çështja e ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni është e rëndë, edhe për mënyrën sesi u trajtua.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se mënyra sesi SPAK e bëri të ditur masën e arrestit shtëpiak, duke e ditur se Hyseni nuk ndodhej në Shqipëri, lë për të dëshiruar.

Sipas tij, SPAK tentoi ta fusë në kurth Hysenin, me shpresën se ajo do arratisej.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Është goditur një institucion tepër i rëndësishëm. Lidhet me sigurinë kombëtare. Është shumë e rëndësishme që të ketë komunikim mes institucioneve. Vetë mënyra sesi SPAK e ka bërë të ditur masën e arrestit shtëpiak, lë për të dëshiruar, sepse duket sikur është e qëllimshme nga ana e Prokurorisë së Posaçme, u publikua në momentin kur drejtuesja e SHISH nuk ishte në Shqipëri. Si të thuash, më duket një kurth i SPAK, me shpresën se zonja në fjalë do arratisej dhe gjërat do shkonin më keq sa i përket hetimit, por edhe do ndikonte më keq në sferën publike dhe politike në vend. Është e njëjta skemë që u përdor me Arben Ahmetajn, pra, pak a shumë. Arben Ahmetaj ndodhej në Greqi kur SPAK deklaroi se kishte shpallur urdhër arresti, edhe sot e kësaj vitesh, ai u arratis, ndërkohë SPAK nuk bën as përpjekjet minimale që ta rikthejë apo ta vërë para drejtësisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!