“Kush fiton zgjedhjet, duhet të ketë mundësinë të zbatojë programin e tij, por edhe të dijë të dialogojë me opozitën”, ky ishte mesazhi i ambasadorit të OSBE-së, Michel Tarran, i cili theksoi se respektimi i rezultatit zgjedhor dhe dialogu politik janë elementë thelbësorë të një shoqërie demokratike.
Kush fiton zgjedhjet, më vonë implementon programin e tij ose të saj, e duhet ta respektosh dhe duhet ta kesh mënyrën për të dialoguar me opozitën, brenda partisë dhe kuptoj unë që, siç thashë në fillim, që fjala polarizimi ka hyrë në fjalor bashkëkohor politik duke treguar diçka negativ, duke treguar për mosdialogun, mungesën e dialogut, ose dialogun në mënyrë shumë të ashpër me fjalor të papranueshëm…..
Nga Korça, Ambasadori Tarran, u shpreh se ekzistenca e poleve të ndryshme politike është një tipar normal i demokracisë, ndërsa problemi kryesor në Shqipëri mbetet mungesa e dialogut dhe mënyra e komunikimit mes forcave politike. Ai nënvizoi se debatet mund të jenë të forta, por duhet të zhvillohen me respekt dhe pa gjuhë urrejtjeje.
Një koment ambasadori i OSBE-së e pati edhe për protestat qytetare. Ai i cilësoi ato si pjesë normale të jetës demokratike dhe theksoi se e drejta për të protestuar duhet të respektohet.



