Ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve

schedule12:31 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:31 - 26 Shkurt, 2021

Ambasada amerikane në Shqipëri, ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve për marrje të vizës në këmbim të parave.

Përmes një postimi të shpërndarë në Facebook ambasada shkruan se vazhdimisht ka kontakte nga individë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.

Ndër të tjera  në njoftimin e saj ambasada thekson se mashtrimet ndodhin përmes faqeve interneti dhe emaile të rreme.

Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi“, shkruan ambasada./abcnews.al