Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ambasada Amerikane ndan fjalën e Kathryn Hammond: Shqipëria, hapa mbresëlënës në transformimin digjital

schedule11:58 - 15 Maj, 2026

schedule 11:58 - 15 Maj, 2026

“Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike”. Kështu është shprehur Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond.

Ajo vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në transformimin digjital, duke përmendur zhvillimet në qeverisjen elektronike, modernizimin financiar dhe infrastrukturën energjetike.

Në fjalën e saj, Hammond deklaroi se mbrojtja e infrastrukturës digjitale nga kërcënimet e huaja është një domosdoshmëri strategjike dhe lidhet drejtpërdrejt me sovranitetin e vendeve.



Sipas saj, avancimi teknologjik duhet të shoqërohet me masa të forta mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e sistemeve kritike.

Postimi i Ambasadës Amerikane: 

“Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë – është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike. Por progresi kërkon përgjegjësi. Këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar në dispozicion.” — Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, në një aktivitet që prezantonte zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!