“Alo policia…hajdeni se e vrau”, efektivët arrestojnë 54-vjeçarin me thikë në dorë teksa kërcënonte bashkëshorten

schedule12:47 - 9 Shtator, 2022

schedule 12:47 - 9 Shtator, 2022

Një 54-vjeçar nga Fieri është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi  ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se policia është njoftuar për rastin nëpërmjet një telefonate.

Menjëherë pas telefonatës policia ka shkuar në banesës e çiftit,  ku kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Radostinë Fasko, konflikti midis shtetasit M. B. dhe bashkëshortes së tij kishte agravuar, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 54 vjeç, banues në Radostinë Fasko, Fier. 54-vjeçari u kap me mjet prerës (thikë) në dorë, duke kanosur për jetën, bashkëshorten e tij.

/abcnews.al/