“Alo policia…”/ Arrestohet 45-vjeçari në Fier, “tapë” në alkool dhe me pistoletën gati për qitje

schedule09:49 - 7 Shtator, 2022

schedule 09:49 - 7 Shtator, 2022

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të pandërprera në automjete, ambiente të ndryshme, si dhe të kontrolleve fizike, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nën efektin e alkoolit, qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G. T., 45 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krëhër me 7 fishekë në të.

Në vijim të veprimeve, pas kryerjes së testimit, 45-vjeçari rezultoi nën efektin e alkoolit, duke shtuar rrezikshmërinë e mbajtjes pa leje të armës, për jetën e qytetarëve dhe sigurinë në komunitet.

Vijon…/abcnews.al/