Almeda Abazi tregon momentin kur ka marrë vaksinën anti-Covid

schedule12:06 - 13 Korrik, 2021

schedule 12:06 - 13 Korrik, 2021

Aktorja shqiptare e njohur në Turqi, Almeda Abazi, ka bërë një njoftim për fansat në rrjete sociale. Ajo ka bërë të ditur se është vaksinuar kundër Koronavirusit.

Almeda ka publikuar momentin pas marrjes së vaksinës në InstaStory, teksa duket në gjendje të mirë shëndetësore.

“Vaksinimi është kryer”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë rreth një muaj më pare, bukuroshja u bë nënë për herë të dytë, e një vajze të quajtur Alina.

Ajo dhe partneri i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman u martuan në 2017 dhe kanë bashkë dy fëmijë./abcnews.al