Alketa Vejsiu pritet të realizojë një këngë dhe është bashkëpunim

schedule11:29 - 7 Prill, 2021

schedule 11:29 - 7 Prill, 2021

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe njëherësh emër shumë i suksesshëm edhe në biznes.

Mirëpo, po ta kujtoni, ajo e ka nisur karrierën e saj në muzikë, duke bërë edhe shumë bashkëpunime të njohura siç është ai me Flori Mumajesin.

 

Së fundmi, fansat e Alketës kanë qenë shumë kureshtarë të dinë nëse ajo do të rikthehet me ndonjë këngë të re.

“A ke plan për të berë 1 kengë apo ke hequr dorë? Të kam ndjek që kur prezantoje në radio”, i shkruan një ndjekës Vejsiu në Instagram.

Moderatorja tha se ka dëshirë të kthehet me një hit vere me një artiste tjetër, por që nuk është muzika profesioni i saj kryesor.

“Po do me pelqente te rikthehesha me nje hit vere p.sh, ndoshta me nje kengetare tjeter (e kam nje ide ne mendje)! Muzika dhe kenga nuk jane zgjedhja ime e pare! Kendoj qe e vogel, e kam ne gen pasionin per muziken, por sjam kengetare ne profesion. Pasioni i vertete do mbetet televizioni dhe biznesi”, është përgjigjur Alketa./abcnews.al