Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu”

schedule17:53 - 15 Shtator, 2021

schedule 17:53 - 15 Shtator, 2021

Varianti “Mu” i COVID-19 rriti frikën e qytetarëve në shumë vende. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se “Delta” e dominon variantin “Mu” dhe nuk lejon përhapjen e tij. Mjeku thotë se “virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë” duke qetësuar qytetarët.

POSTIMI I PLOTE

“Injoranca është prindi i frikës”
Cit.: Herman Melville (1819-1891)
📺 Sapo një variant i SARS-CoV-2 pagëzohet me një shkronjë greke fillon një valë e re mediatizimi miqtë e mi!
🦠 Këtë herë e kishte rradhën varianti Mu.
👉 Le t’i hedhim një sy së bashku!
👉 Duke përdorur platformën dhe të dhënat zyrtare të GISAID mund të shohim që:
🦠 varianti Mu është i përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut (varianti Mu me ngjyrë të kuqe).
🙏 Por nuk shfaqin fare përqindje domethënëse asnjë nga:
👉 shtetet e tjera të Amerikës Jugore,
👉 shtetet e Europës, apo
👉 shtetet e Amerikës Veriore.
🦠 Varianti Mu është shfaqur për herë të parë më 7 janar 2021, ndërsa
🦠 Varianti Delta është shfaqur më vonë, rreth shkurtit 2021.
🦠 Por varianti Delta (ngjyrë e gjelbër) u bë dominant në të gjithë botën brenda pak muajve, duke reduktuar qarkullimin e të gjitha varianteve të tjera.
👉 Ndërsa varianti Mu nuk është në gjendje të tregojë këtë dominancë.
👉 Dominanca e Deltës ndaj Mu-së vërehet edhe për faktin që sapo ka hyrë në qarkullim ka ulur përqindjen e variantit Mu në Amerikën Jugore.
🇨🇴 Pasi hyri në korrik 2021 në Kolumbi varianti Delta ka filluar të zërë vend, fillimisht në kurriz të varianteve lambda dhe gama, por ka filluar një tkurrje e lehtë edhe e variantit Mu.
🇧🇷 Në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.
🇪🇺 Në Europë vëzhgohen me interes Britania e Madhe që bën nivele shumë të larta sekuencimesh gjenetike të varianteve, Spanja për marrëdhëniet e ngushta me ish-kolonitë spanjolle dhe Portugalia për marrëdhëniet e ngushta me Brazilin.
👉 Vërejmë se:
🇬🇧 Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik.
🇪🇸 Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta.
🇵🇹 Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.
📃 Shkurtimisht mund të dalim me përfundimet se:
✅ Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe
✅ Virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë.
/Abcnews.al