Një ditë pasi kallëzuan në prokurorinë e Tiranës drejtuesen e përkohshme të prokurorisë së përgjithshme Arta Marku, Partia Demokratike përsëriti akuzat ndaj saj. Deputeti Enlekejd Alibeaj kërkoi hetim të shpejtë të veprimeve të Markut, sipas tij për të penguar hetimet mbi Tahirin e Shullazin, por edhe pezullimin nga detyra.
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD: “Në mënyrë të qëllimshmë edhe aktive, Arta Marku gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimit të ekipit që po heton Samir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit i cili nxorri para drejtësisë Emiljano Shullazin. Në këtë detyre Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe duke e goditur dhe prokurorët e të dyja dosjeve, e realizoi qëllimin në krye të 9 muajve. Shqprdorimi i detyrës nga Arta Marku kërkon hetim të shpejtë nga prokuroria e Tiranës për të mos e lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjëvë “Tahiri”, “Shullazi” apo të ndonjë çështjeje tjetër. PD i bën thirrje prokurorisë të pezullojë nga detyra Arta Markun dhe të nisë hetimin ndaj saj. Po kaq urgjente është dhe nëvoja për të gjetur se cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën çfarë komunikimesh ka ajo me Ëngjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar këto komunikime në shaktërrimin e hetimeve të lartpërmendura. Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores së përkohëshme Fatmir Xhafaj, Ulci Manja dhe Ermonela Felaj apo edhe ndonjë deputet tjetër socialist.”/abcnews.al