Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Algjeria, shpresat gjallë/ “Luftëtarët e shkretëtirës” mundën me përmbysje Jordaninë

schedule10:48 - 23 Qershor, 2026

schedule 10:48 - 23 Qershor, 2026

Ishte e pritshme, por thuajse nuk ndodhi. Algjeria jepej padyshim fuqia e tretë e grupit J, dhe pas disfatës së rëndë ndaj Argjentinës, u kthye në rrugë të mbarë në këtë Botëror.

Fitorja 2-1 ndaj Jordanisë, sado e vuajtur dhe e vënë në dyshim, I dha mundësinë të shpresojë për kualifikimin, dhe e ka në dorë vetë fatin e saj, me ndeshjen e tretë në grup atë ndaj Austrisë.

Të mbiquajturit “Luftëtarët e Shkretëtirës” patën epërsi të thellë, me plot 72 për qind mbajtje topi, dhe me dyfishin e gjuajtjeve në krahasim me kundërshtarin, brenda e jashtë porte.



Gjithsesi, Jordania, apo ekipi I “Kalorësve” siç njihet në atdheun e saj, e tregoi veten më të fortë sesa në humbjen me shifrat 4-2 në miqësoren ndaj Shqipërisë vjeshtën e kaluar.

Avantazhi ishte I saji në minutën e 36-të kur shënoi Nizar A Rashdan.

Algjerianët iu përveshën mirë punës, edhe pse u desh kohë që të siguroheshin tri pikët.

Benbuali barazoi në 69’, falë asistit nga Rijad Mahrez, dhe Guiri I dha të vetëve fitoren tetë minuta para fundit.

Plot 17 gjuajtje, nga të cilat 8 në kuadrat, e thyen më në fund rezistencën e kundërshtarin.

Sfidat e fundit në grup, ndaj Austrisë, është e vështirë, por e mundshmë për t’u fituar ose të paktën për t’u barazuar, dhe algjerianëve mund t’u bëjë punë edhe vetëm një pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!