“Alexander-Arnold do bëhet më i miri, ja pse Klopp është madhështor”

schedule20:12 - 28 Janar, 2020

schedule 20:12 - 28 Janar, 2020

Gary Lineker është ndalur te Liverpool dhe një lojtar në veçanti. Legjenda angleze është gjithmonë interesant në deklaratat e tij. Në një prononcim për The Guardian, ai tregon yllin e ardhshëm dhe shpjegon me fakte se pse Jurgen Klopp është një trajner madhështor.

Trent Alexander-Arnold ka dalë nga akademia e klubit dhe do të bëhet më i miri nga të gjithë. Liverpool ka shumë lojtarë të fortë, sidomos treshja e sulmit, por Arnold është një futbollist i veçantë. Mjaftojnë 3-4 veprime që bën në ndeshje dhe un them: ‘Oh, Zot’.

Si ai veprim i jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e Championsit kundër Barcelonës. Vetëm lojtarët më të mirë në botë e kanë atë lloj guximi. E kam intervistuar përpara një viti në shtëpinë e tij. Ishte shumë i turpshëm, por një djalosh vërtetë shumë inteligjent.

 

Gary Lineker

 

Klopp? Kur u ble Salah të gjithë thanë: ‘Hmmm, ishalla na shkon mbarë’. E njëjta gjë edhe për Mane. Ishte një lojtar i mirë te Southampton, por kush e mendonte se do të bëhej kaq i madh? Po Henderson? Të gjithë thonin që nuk kishte asgjë të veçantë si lojtar. Tani e cilësojnë si një lojtar fantastik dhe lider të tillë.

I njëjti diskutim vlen edhe për Van Dijk. Dukej që ishte i aftë, por vinte nga Celtic dhe Southampton. Edhe Wijnaldum vinte nga Newcastle, ndërsa Robertson nuk vlente shumë pasi kishte luajtur me Hull City… “, përfundon Gary Lineker. /abcnews.al