Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Albin Kurti uzurpon shtetin”/PDK i bllokon hyrjen në zyrë, kërkesë në Kuvend për seancën

schedule11:39 - 13 Gusht, 2026

schedule 11:39 - 13 Gusht, 2026

Albin Kurti dhe ministrat e tij kanë uzurpuar zyrat e shtetit dhe po mbajnë peng Kosovën.

Në një tjetër aksion pas përplasjeve në sallën e parlamentit, këtë të enjte deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës bllokuan hyrjen e qeverisë, ndërsa paralajmëruan përdorimin e çdo mjeti për kthimin e rendit demokratik.

“Ky njeri nuk është kryeministër. Është një deputet zaptues. Është një deputet uzurpator, i cili e ka uzurpu zyrën e kryeministrit, i cili merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me ligjin për qeveri. Prandaj, do të bëjmë çdo gjë të mundur që ta rikthejmë rendin kushtetues.”



Minuta më pas ata u zhvendosën në hollin e Kuvendit nga ku dorëzuan edhe kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive të premten në orën 11.

“Ne jemi deputetë të betuar dhe këtë funksion po na e pamundëson ta ushtrojmë VV-ja. Në emër të PDK-së i bëj thirrje Albin Kurtit që ta lejojë Avni Deharin ta thërrasë mbledhjen për seancën. Kushtetuta e Kosovës nuk është statuti i LVV-së. Kushtetuta është akt të cilit duhet t’i nënshtrohet çdo aktivitet politik.”

Aksionet e PDK i ka mbështetur deri tani vetëm Aleanca, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të distancohet.

VV thotë se nëse nuk ka marrëveshje politike për presidentin është humbje kohe mbajtja e seancës konstituive duke e bërë zgjidhjen e ngërcit politik të duket gjithnjë e më i largët…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!