Albin Kurti i bindur: Me Vjosa Osmanin do të marrim mbi 50% të votave në zgjedhjet e radhës

schedule22:08 - 22 Shtator, 2020

schedule 22:08 - 22 Shtator, 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u shpreh i bindur se partia e tij dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të marrin më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e radhës.

Do të bëjmë çmos që t’i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me Osmanin. Tash varet edhe nga forma e angazhimit të saj, por në parim populli dëshiron që 6 tetorin ta konfirmojë dhe ta dyfishojë.

Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion”, ka thënë ai.

I pyetur nëse beson që një pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ndahet, për ta formuar një parti të re që do të bëhej aleat i Vetëvendosjes, Kurti tha “Nuk e di se si do të shkojnë aty zhvillimet, por e di një gjë, se baza dhe konjuktura udhëheqëse kurrë s’kanë qenë më larg në LDK”.

Por, sipas Kurtit duhet të kuptohet një gjë “Edhe LDK-ja e edhe PDK-ja nuk janë as në një të tretën e mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Ata i dinë këto sondazhe dhe prandaj nuk i duan zgjedhjet” tha ai. db/ Abcnews.al