“Albin Kurti është gënjeshtar”, Veseli i përgjigjet Grenell: Propozimi im për taksën është i qartë

schedule19:03 - 7 Shkurt, 2020

schedule 19:03 - 7 Shkurt, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorit Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Veseli shkruan se Albin Kurti është gënjeshtar.

Në postimin e tij lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, shkruan Veseli./abcnews.al