Më shumë të prekur burrat apo gratë? Albana Fico: Ka rritje të rasteve në bashkitë e vogla

schedule16:55 - 7 Prill, 2021

schedule 16:55 - 7 Prill, 2021

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaroi se në dy javët e fundit është vënë re një rritje e rasteve me COVID në bashkitë e vogla. Fico u shpreh se raporti mes femrave dhe meshkujve mbetet 48 me 52. Fico i bëri apel qytetarëve të respektojnë masat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit në luftën kundër COVID.

“Pozitiviteti vazhdon të ulet. Këtë e kemi parë edhe përmes numrit të testimeve, Mesatarja ka rënë. Edhe numri total i rasteve aktive ka pësuar rënie. Ka rritje të numrit të bashkive të vogla të prekura. Nga 32 ka shkuar në 38. Raporti mes meshkujve dhe femrave mbetet 48 me 52 me prekje më shumë tek femrat dhe humbje jete tek meshkujt.

Kemi ulje të numrit të vdekjeve. Kjo javë përcjellë një punë të jashtëzakonshme në raport me vaksinimet. Deri dje është mbi 220 mijë të vaksinuar. Puna me arsimtarët, uniformat blu, farmacistë dhe stomatologë vazhdon.

Ajo që vlen është që shpërndarja e vaksinës bëhet sipas kushteve dhe planit të vaksinimit. Është momenti për të kërkuar edhe njëherë ndihmën e qytetarëve që të respektojnë masat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit si një gjë e domosdoshme në luftën kundër Sars Cov-2”, deklaroi Fico./mv.abcnews.al