Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanceri i gjirit, ulet vdekshmëria, rriten rastet … te meshkujt/ ISHP: Në 2025 u regjistruan mbi 800 raste të reja

schedule15:27 - 2 Tetor, 2026

schedule 15:27 - 2 Tetor, 2026

Kanceri i gjirit vijon të jetë  tumori i dytë më i shpeshtë ndërsa gratë e prekura  prej tij vijojnë të shtohen dhe në Shqipëri.  Vitin e shkuar  u zbuluan 829 raste të reja.   Rritje e rasteve sipas specialistëve të shëndetit publik  vihet re tek moshat mbi 50 vjeç.  Më I përhapur është në qytete si Durrësi, Vlora, Korça dhe Fier. Numër më i ulët është regjistruar në Dibër.

“Tek mbi 50 vjeç rritja  me rreth 2.2%  mesatarisht në vit, me te rinjt ulje 0.9% në vit. 829 raste, lehtësisht në rritje.  Me disa faktorë, moshimi,  ndryshim i stilit të jetesës,  rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i programeve te depistimit dhe diagnostikimit.”

Por  vdekshmëria në Shqipëri sipas Institutit të Shëndetit Publik  nuk  ndjek të njejtën tendencë të rasteve të reja.



“Vdekshmëria në Shqipëri pas një periudhe stanjacioni kemi rënie. Po ta krahasojmë  me  2021  ka ulje nga 18 në 100 mijë gra në 16 për 100 mijë gra. Vitin e shkuar llogariten 214 vdekje”

Rastet e reja me kancer gjiri nuk po shtohen vetëm mes grave.  Rritje specialistët e Institutit të Shëndetit Publik vërejnë dhe tek burrat.

Mjekët apelojnë për të mos neglizhuar kontrollet rutinë si  një nga masat  për diagonsitikim të hershëm dhe rritjen e mundësive për trajtim të suksesshëm.  Mamografitë mund ti kryejnë në spitalet rajonale , në spitalin onkologjik dhe dy maternitetet në Tiranë ndërsa në zonat më të thella të vendit  sipas një kalendari të caktuar do të shkojnë mamografitë e lëvizshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!