Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmi për dron në Mynih, ndërpriten përkohësisht fluturimet ajrore

schedule11:48 - 30 Maj, 2026

schedule 11:48 - 30 Maj, 2026

Fluturimet në Aeroportin e Mynihut në jug të Gjermanisë u pezulluan për më shumë se një orë mëngjesin e kësaj të shtune pas raportimeve për një dron të paautorizuar që iu afrua sipërfaqes së aeroportit.

Ishin pilotët që vëzhguan një objekt fluturues të ngjashëm me dron, duke sjellë më pas që oficerë të shumtë policie të inspektonin ambientet e aeroportit.

Një helikopter u ngrit përreth zonës nga autoritetet gjermane, pasi për arsye sigurie fluturimet u pezulluan përkohësisht. Rreth orës 10:05 të mëngjesit fluturimet rifilluan normalisht pasi në kërkimet e Policisë Federale nuk u zbulua asgjë e dyshimtë. Rastet e raportimeve për dronë pranë aeroporteve gjermane nuk janë një zhvillim i ri.



Vetëm gjatë vitit 2024, autoritetet gjermane regjistruan 118 incidente të lidhura me dronë pranë aeroporteve, ndërsa në disa raste operacionet ajrore u ndërprenë për arsye sigurie.

Në tetor 2025, aeroporti i Mynihut u detyrua të mbyllte përkohësisht pistat në dy raste të ndara pas sinjalizimeve për dronë të paidentifikuar, duke shkaktuar anulime dhe devijime të dhjetëra fluturimeve dhe duke prekur mijëra pasagjerë.

Edhe aeroporti i Frankfurtit, qendra më e madhe ajrore e Gjermanisë, është përballur disa herë me ndërprerje të përkohshme të trafikut ajror për shkak të pranisë së dyshuar të dronëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!