Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Edi Rama në Bruksel, do të marrë pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së

schedule08:31 - 16 Nëntor, 2026

schedule 08:31 - 16 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama do të marrë pjesë ditën e hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”.



Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!