Akuzat për zhdukjen e filmimeve të Krushës, Basha: Rama përmes gënjeshtrave sulmon opozitën

schedule18:07 - 17 Nëntor, 2020

schedule 18:07 - 17 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish mbrëmjen e kësaj të marte në lidhje me  akuzat për zhdukjen e filmimeve të masakrës së Krushës.

Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Rama është kapur sërish që përmes gënjeshtrave po sulmon opozitën.

Kryedemokrati krahas postimit i ka bashkëngjitur edhe një video ku ka bërë një përmbledhje të akuzave ndaj tij për zhdukjen e kasetës.

“Rama është kapur përsëri duke gënjyer dhe sulmuar opozitën, në vend që të punonte për njerëzit.

Shqipëria është në krizë ekonomike dhe shëndetësore dhe ai nuk bën asgjë!

Shpërndani të vërtetën me zë dhe me figurë duke ju zbuluar gënjeshtrat e Ramës dhe të gjithë mercenarëve të tij”, shkruan Basha.e.su./abcnews.al